Pesë bashkitë e Qarkut Berat janë duke zbatuar një Projekt për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve (MlM), të financuar nga Sekretariati i Shtetit Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO) me një kontribut grant prej 2.2milion franga zvicerane.

Zbatimi i projektit mbështetet nga INFRASTRUKTUR & UMWELT në bashkëpunim me FLAG dhe SEHLHOFF. Në fushëveprimin e Fazës I që po zbatohet tani është hartuar një Plan Rajonal për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve të Qarkut Berat (PRMIM). Si pjesë e përgatitjes së këtij plani duhet të kryhet dhe një Vleresim Strategjik Mjedisor (VSM).

VSM e pergatitur synon:

  • Të integrojë faktorët mjedisorë në përgatitjen e PRMIM,
  • Të përmirësojë PRMIM dhe të rrisë mbrojtjen mjedisore,
  • Të rritë pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrje dhe
  • Ta bëjë vendimmarrjen më të hapur dhe më transparente.

Qellimi i këtij Vlerësimi Strategjik Mjedisor është:

  1. Të paraqesë informacion rreth PRMIM,
  2. Të identifikojë, përshkruajd dhe të vlerësojd efektet kryesore të mundshme të PRMIM dhe alternativat e tjera te arsyeshme,
  3. T’u jape mundesi konkrete dhe në kohe Autoriteteve te konsultimeve dhe publikut për të paraqitur opinionet e tyre rreth çdo  aspekti të vleresimit mjedisor.

Shtrirja kohore që mbulon plani përputhet me periudhën e zbatimit të draft Strategjisë Kombëtare të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve dhe Planit të Veprimit (SKMIM), version i muajit Korrik 2019, përkatësisht për vitet nga 2019 deri 2033, të ndarë ne tri faza:

  • Faza I Afatshkurtër: 2019 – 2023
  • Faza ll Afatmesme: 2023-2028
  • Faza lll Afatgjatë: 2028 – 2033

Draft Raporti VSM per PRMIM Berat_200107

There are no comments yet.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).