Rikualifikimi urban i qendrës së fshatit Mbrakull!

Bashkia Poliçan ka  përfunduar rikualifikimin urban të qendrës së fshatit Mbrakull.Krijimi i qendrave të fshatrave do të zhvillojë jetën komunitare.Qendra është pajisur me  ndriçimin e nevojshëm, me vende parkimi, stola  dhe

pemë të reja dekorative.Investime të tjera për qendrat e fshatrave na presin.

“Këngët e Evropës”, aktivitet me muzikë dhe poezi nga fëmijët e Poliçanit

POLIÇAN, 08 MAJ – Këndi i BE i Bashkisë së Poliçanit, në kuadër të aktiviteteve që po zhvillohen në të 61 bashkitë e vendit në kuadër të Javës së Evropës, ka zhvilluar një aktivitet kulturor me titull “Këngët e Evropës”.

Fëmijë të moshave të ndryshme, nën tingujt e himnit të Evropës, kanë recituar, kënduar dhe interpretuar dramatizime, me mesazhe domethënëse për vlerat evropiane.

Klikoni më poshtë për të parë videon e aktivitetit.