Baza Ligjore:

Ligjit nr. 57, datë 18.07.2019 “Per Asistencën Sociale në Republikën e Shqipërisë”, ndryshuar me Vendimin nr.597, datë 04.09.2019,“Për përcaktimin e kritereve, të proçedurave, dokumentacionit dhe të masës mujore të përfitimit të ndihmës ekonomike si dhe të përdorimit të fondit shtese mbi fondin e kushtezuar për Ndihmën Ekonomike”,

Në mbështetje të VKM-së nr. 618, datë 07.09.2006, “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit dhe masës së përfitimit të pagesës për personat me aftësi të kufizuar: me ndryshimet dhe udhëzimet përkatëse, të VKM-së nr. 277, datë 18.06.1997 “Për përfitimet nga personat me statusin e të verbërit: me ndryshimet dhe udhëzimet përkatëse, të VKM-së nr.31, datë 20.01.2001 “Për bpërfitimet nga personat me statusin paraplegjik dhe tetraplegjik: me ndryshimet dhe udhëzimet përkatëse, të VKM-së nr. 404, datë 20.06.2012, “Për përcaktimin e kritereve e të proçedurave të përfitimit të kompesimit financiar, nga personat me statusin e të verbërit dhe invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, për faturën e energjisë elektrike dhe faturën e telefonisë fikse, të VKM-së nr. 204, datë 16.04.2004 “Për masën dhe kriteret, për përfitimim e paaftësisë nga personat me statusin e invalidit të punës”, me ndryshimet dhe udhëzimet përkatëse, si dhe Udhëzimet Nr. 625, 626, 627, 629 datë 27.08.2018 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Ligji nr. 9669/2006 i ndryshuar, “Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.

Ligji Nr.9970, datë 24.7.2008 “Për barazinë gjinore në shoqëri”. Vendim Nr.334, datë 17.2.2011 “Për mekanizmin e referimit e bashkërendimit të punës për referimin e rasteve të dhunës në marrëdhëniet familjare dhe mënyrën e procedimit të tij”.

Ligji Nr 104 / 2012 “Konventa e Këshillit të Evropës “Për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje” “Njësia për Mbrojtjen e Fëmijëve” bazohet në ligjin 18/ 2017 për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve. Vendimi nr.425, datë 27.06. 2012 për përcaktimin e kritereve dhe të dokumentacionit të nevojshëm për pranimin e personave në institucionet publike dhe jopublike të përkujdesjes shoqërore i përditësuar, ndryshuar me VKM nr.839,datë 03.12. 2014 dhe 106, datë 15.02. 2017.

Vendimi nr.148, datë 13.03.2018 për përcaktimin e rregullave të bashkpunimit, ndërmjet mekanizmave këshillimorë e kordinues lnstitucionalë,strukturave për të drejtat dhe mrojtjen e fëmijës dhe organizatave jofitimprurëse. Vendim nr.149, datë 13.03. 2018 për kriteret, dokumentacionin dhe procedurat për evidentimin e familjes kujdestare për fëmijët pa kujdes prindëror dhe masës së financimit për shpenzimet e fëmijës së vendodur në familje kujdestare.

 

Përfituesit e Ndihmës Ekonomike (NE):

 

  1. Familjet në nevoje
  2. Viktimat e trafikimit
  3. Fëmijet e Vendosur në Shërbim Kujdestarie
  4. Viktmat e dhunës në familje
  5. Fëmijë të prindërve të lindur trinjake

 

Përfituesit PAK:

 

  1. Personat me Aftesi te Kufizuar .
  2. Personat te cilet kane fituar statusin e te Verberit
  3. Personat te cilet kane fituar Statusin e Para – Tetraplegjikut
  4. Personat te cilet kane fituar Statusin e Invalidit te Punes

 

Dhuna ne Familje,perfituesit:

 

  1. Viktimat e dhunës në familje
  2. Viktimat e trafikimit

 

 

Njësia e Mbrojtjes së Fëmijve

 

  1. Fëmijë në nevojë për mbrojtje (nën moshën 18-vjec i cili mund të jetë viktimë e abuzimit, neglizhimit, shfrytëzimit, diskriminimit dhunës).
  2. Fëmije jetime
  3. Fëmije pa përkujdesje prindërore etj.

Perfitimet per cdo antar familje , apo familje te dhunuar

 

Masa e Perfitimit per ndihmen Ekonomike:

 

  1. Kryefamiljari merr nje pagese prej 1.800 leke ne muaj
  2. Bashkashortja , anetaret madhore te familjes marrin nje pagese prej 1.260 lekene muaj.
  3. Anetaret e tjere , qe jane femijet deri me moshen 18 vjeç marrin nje pagese prej 900 leke ne muaj
  4. Viktimat e dhunes ne marredheniet familjare marrin nje pagese prej 3.000 leke ne muaj.
  5. Personat me statusin e Jetimit marrin nje pagese prej 3.000 leke ne muaj.
  6. Viktimat e Trafikimit marrin nje pagese prej 3.000 leke ne muaj.
  7. Femijet e prinderve te lindur trinjake , trinjaket marrin nje pagese prej 3.000 leke, katernjaket marrin nje pagese prej 4.000 leke , pesenjaket marrin nje pagese prej 5.000 leke per çdo muaj .
  8. Fëmijet e Vendosur në Shërbim Kujdestarie marrin nje pagese prej 9.000 leke ne muaj

 

Perfitim Paaftesia:

 

  1. Personat me Aftesi te Kufizuar perfitojne nje pagese prej 10.845 leke ne muaj. N.q.s. personi ndjek shkollen e mesme perfiton nje pagese prej 21.690 leke ne muaj dhe n.q.s personi ndjek studimet e larta , perfiton nje pagese prej 32.635 leke ne muaj.
  2. Personat te cilet kane fituar statusin e te Verberit perfitojne nje pagese prej 12.310 leke ne muaj. N.q.s. personi ndjek shkollen e mesme perfiton nje pagese prej 24.620 leke ne muaj dhe n.q.s personi ndjek studimet e larta , perfiton nje pagese prej 36.930 leke ne muaj.
  3. Personat te cilet kane fituar statusin e Para – Tetraplegjikut perfitojne nje pagese mujore prej 10.845 leke ne muaj si dhe paketen higjenosanitare ne Shumen 16.000 leke ne muaj.
  4. Personat te cilet kane fituar statusin e Invalidit te Punes perfitojne nje pagese prej 3.300 leke ne muaj.
  • Zyra Pergjegjese Sektori Social – Afati Aplikimi në sistemin e N.E. nga data 1 – 10 të çdo muaji. Vlerësimi social – ekonomik i familjes nga data 1 – 31 të çdo muaji.

Te gjithe personat perfitues PAK, te Verber, Para-Tetraplegjike dhe Invalidet e Punes , paraqiten prane zyres sone gjate gjithe muajit per te sjelle dokumentacionin e nevojshem, si per rikomisionimin e personave te semure , si per rinovimin e dokumentave te kujdestareve si dhe freskimin e dosjeve te Invalideve te punes .

 

Monitorim sipas specifikave që paraqet rasti.

 

Rasti ndiqet gjatë gjithë muajit për t’i ofruar viktimave të dhunës të gjitha shërbimet e nevojshme Pasi identifikohet rasti fillohet menjëherë me menaxhimin e tij , në rastet kur rasti vlersohet si emergjent fëmija duhet të largohet menjëherë nga situate e rrezikut duke e vendosur në qendër Rezidenciale.

 

  • Tarifa Pa kosto Per Ndihmen Ekonomike

 

Çertifikatë familjare

Fotokopje e kartave të identitetit

Dokumenta nësë familja zoteron ose jo tokë Bujqësore.

 

  • Per P.A.K. ;

 

Çertifikatë familjare

Çertifikatë personale kur personi eshte nen 16 vjeç

Fotokopje e kartave të identitetit

Dokumenta mjekesore (Flete-Drejtimi per KEMP, Epikriza, Analiza, Konsulta, Ekzaminime , etj.).

Vertetim per personat meshkuj qe kane kryer Ushtrine ose jo.

Vertetim nga ISSH nese personat me PAK kane Vjetersi pune ose jo

Dokumentat e kujdestarit kur i Paafti eshte Grupi I Deklarate Noteriale Raporti K.L.M. per kujdestarin Çertifikatë familjare Fotokopje e karte të identitetit

 

  • Per Verberine ;

 

Çertifikatë familjare

Çertifikatë personale kur personi eshte nen 16 vjeç

Fotokopje e kartave të identitetit Dokumenta mjekesore ( Flete-Drejtimi per KEMP, Epikriza, Analiza, Dokumenta te nevojshem Konsulta, Ekzaminime , etj.).

Kopje e noterizuar e Librezes se Verberise Dokumentat e kujdestarit kur i verberi eshte Grupi I Deklarate Noteriale

Raporti K.L.M. per kujdestarin

Çertifikatë familjare

Fotokopje e karte të identitetit

 

  • Per Para-Tetraplegjiket ;

 

Çertifikatë familjare

Çertifikatë personale kur personi eshte nen 16 vjeç

Fotokopje e karte të identitetit

Dokumenta mjekesore ( Flete-Drejtimi per KEMP, Epikriza, Analiza, Konsulta, Ekzaminime , etj.).

Kopje e noterizuar e Librezes se Para-Tetraplegjise

Dokumentat e kujdestarit te personit paraplegjik

Deklarate Noteriale

Raporti K.L.M. per kujdestarin

Çertifikatë familjare

Fotokopje e karte të identitetit

 

  • Per Invalidet e Punes ;

 

Kerkesa e personit Invalid Pune

Çertifikatë familjare

Fotokopje e kartes të identitetit

Dokumentat sipas modelit perkates te KEMPIT te I.S.SH . Berat (2 formularet perkates) Çertifikatë familjare

Kartë identiteti

Vlerësim situatës sociale –ekonomike

Anamneza familjare

Çertifikatë familjare

Çertifikate personale te femijes

Fotokopje e kartave të identitetit te prinderve

Kartela mjeksore e femijeve

Vertetimet nga shkolla Deklarata noteriale e prinderve

Dokumenta të komisionit teknik

Dokumenti/at prodhuar si rezultat i sherbimit (outputs)

  • Marrja e pagesës pasi viktimat e dhunës që kanë përfituar Urdhërin e Mbrojtjes me afat kohor të përcaktuar nga Gjykata 6 mujor – 1 vjeçar .
  • Konsulencë ligjore falas për përgatitjen e dokumentave të divorcit.
  • Referim pranë shoqatave të specializuara për trajtimin e rasteve të dhunës në marrëdhënieve familjare. Marrja e pagesës kur fëmija është vendosur në familje kujdestare. Sistemimi i fëmijëve në Qendër Reziodenciale.