Ngritja e Komisionit Qytetar

Ditën e Premte 19 Tetor 2018, u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Bashkisë Poliçan, Këshillit Bashkiak dhe Komisionit Qytetar, mbi projektin e ngritjes dhe funksionimit të Komisionit Qytetar në qytetin e Poliçanit. Të pranishëm në ceremoni ishin Kryetari i Bashkisë Poliçan Z. Adriatik Zotkaj, Znj.Mimoza Lulaj , Kryetare e Këshillit Bashkiak ,Z.Sidorel Çelaj, Koordinator i Komisionit Qytetar , anëtarët e Këshillit bashkiak dhe përfaqësues të Komisionit Qytetar dhe drejtuesit e projektit.
Projekti synon krijimin e një mekanizmi transparent dhe bashkëqeverisës për ndërgjegjësimin, forcimin e kapaciteteve dhe rritjen e përfshirjes së komunitetit në vendimarrjen lokale nëpërmjet Komisionit Qytetar.

AlbaniaUSA