PROGRAMI I BURSAVE PER VITIN SHKOLLOR 2018-2019
Studentët e viteve të para të Shkollave të Larta dhe nxënësit e viteve të para të Shkollave të Mesme të Përgjithshme dhe Profesionale, që kërkojnë bursa për vitin shkollor 2018-2019 të paraqesin pranë Bashkisë
Poliçan këto dokumente:
1-Vërtetim nga Fakulteti ku studenti/studentja është regjistruar për vazhdimin e shkollës.
2-Çertifikatë familjare.(e-Albania)
3-Vërtetim për të ardhurat për të gjithë personat e familjes sipas rastit:punë/ i/e papunë /pension.
4-Vërtetim për trajtimin me ose pa ndihmë ekonomike. (Bashki ose Njësinë Administrative).
5-Vërtetim nga Drejtoria Tatimore që nuk ushtron aktivitet privat. ( Berat ) ose ( e-Albania)
6-Vërtetim nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore për të ardhurat nga pensionet. ( Berat )
7-Vërtetim nga kadastra nëse keni apo jo tokë në pronësi. (Skrapar ose Berat )
8-Vërtetim nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.Hipoteka. ( Skrapar ose Berat )
9-Vërtetim nga Zyra e Punësimit. ( Skrapar ose Berat )
10-Fotokopje të kartës së identitetit.
11-Vërtetim nga shkolla për personat e familjes deri në 14 vjeç.
Për më shumë informacion drejtohuni pranë Bashkia Poliçan