Poliçan ,më 13.05.2019

NJOFTIM

PËR DHENIE ME QIRA TË SIPËRFAQES SE  TOKËS BUJQËSORE TË PANDARA (22.2 ha) NEPERMJET ANKANDIT PUBLIK. SIPËRFAQJA ËSHTË NË PRONËSI TË PUSHTETIT VENDOR DHE ADMINISTROHET PREJ PUSHTETIT VENDOR BASHKIA POLIÇAN, VËRTETUAR ME CERTIFIKATA PRONËSIE PËR PASURITË NR 346 ME SIP. 10 1070 M2 DHE NR. PAS. 356 ME SIP. 121 353 M2  ZK 2632 FSHATI MBRAKULL, BASHKIA POLIÇAN.

  1. Fillimi i procedurave për dhënien me qira të sipërfaqes se tokës bujqësore të pandara që i perket Fshati Mbrakull, Rruga “Kapinove”, Shullëri i Prokucës, NjA Vërtop, Bashkia Poliçan, Qarku Berat. Sipërfaqja është në pronësi të pushtetit vendor dhe administrohet prej pushtetit vendor Bashkia Poliçan, vërtetuar me certifikata pronësie për pasuritë nr 346 me sip. 10 1070 m2 dhe nr. pas. 356 me sip. 121 353 m2 zk 2632 “për zhvillimin e aktivitetit bujqesor, agroturizëm”, për një afat 99- vjeçar nëpërmjet procedurës së konkurrimit.
  1. Qëllimi i përdorimit të sipërfaqes se tokës bujqësore të pandara të përcaktuar në pikën 1, është “për zhvillimin e aktivitetit bujqesor, agroturizëm, sipas ligjislacionit në fuqi në fuqi.
  2. Çmimi dysheme i fillimit të konkurrimit është 6000 leke/ha ne vit (gjashtë mi lek per hektar per nje vit kalendarik) lekë/vit, sipas Udhezimit Nr.1 dt.18.07.2012 .
  3. Afati i dhënies me qira do të jetë 99 (nentedhje e nente) vjet
  4. KQTBP-JA i vlerson kërkes-ofertat e paraqitura bazuar në kërkesat e mëposhtme:
  5. A) Teknologjine që do të aplikohet në kultivimin ne bimevë, si dhe në përpunimin e produkteve
  6. B) Investimet kruesore mbi infrastrukture, të shprehura në tregues fizik dhe monetar
  7. C) Ndikimi i investimitnë rritjen e numrit të punësuarve në bashkine perkatese, propozim per cmimin e ofruar për marrjen e tokës bujqesore me qera lek/ha
  8. Tërheqja e dokumentacionit të nevojshëm do të bëhet në zyrën e caktuar nga bashkia për pyjet dhe kullotat.
  9. Dokumentet te cilat duhet te dorezohen

-tё dhёnat e kërkuesit

-ekstraktin e rregjistrimit ne QKB për objektin e veprimtarise
– sipërfaqja dhe vendndodhja e tokës bujqësore, e cila kërkohet të merret me qira, e identifikuar me numrat kadastralë përkatës të reflektuar në dokumentacionin e DAMT-së së qarkut ose me numrin e pasurisë të reflektuar në dokumentacionin e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme (ZVRPP);
– afati i qirasë;
– veprimtaria bujqësore që do të zhvillohet mbi tokën e marrë me qira duke përcaktuar kulturat bujqësore ose speciet e bimëve me të cilat lidhet kjo veprimtari;
– aspektet kryesore të teknologjisë që do të aplikohet në kultivimin e bimëve si dhe përpunimin e produkteve;
– investimet kryesore mbi infrastrukturën (kullim, ujitje, sistemimin etj), të shprehura në tregues, fizikë dhe monetarë, si dhe investimet e lidhura me mbjelljen e kultivimin e bimëve dhe me përpunimin e produkteve etj;
– burimet e financimit që garantojnë investimin, të shprehura në vlerë monetare;
– ndikimin e investimit ne rritjen e numrit të të punësuarve në komunën ose bashkinë përkatëse;
– propozimin për çmimin e ofruar për marrjen e tokës bujqësore me qira (lekë/ha në vit).

një plan i hollësishëm i zhvillimit të biznesit.

  1. Njoftimi për publikimin për dhënien me qira të siperfaqes së tokes bujqësore me qera , të shpallet 1 (një) herë ne Buletinin e Njoftimeve Publike dhe në njoftim të përcaktohen të dhënat për sipërfaqen e tokes bujqësore, kategorizimin e veprimtarisë që do të ushtrohet në këtë sipërfaqe, afati i dhënies me qira, dokumentacionin që do të paraqesin konkurrentët, adresën ku do të tërhiqet dokumentacioini i nevojshëm si dhe datën dhe orën e paraqitjes së dokumentacionit.
  2. Paraqitja e dokumentacionit do të kryhet pranë Bashkisë Poliçan, më date 23.05.2019 , ora 11:00.
  3. Data e zhvillimit te procedures se gares: 24.05.2019 ora 11:00 ne Bashkine Poliçan.

KRYETAR

ADRIATIK ZOTKAJ

There are no comments yet.

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).

AlbaniaUSA