Vizioni i bashkisë Poliçan për shërbimet sociale është:

Shërbime sociale multisektoriale të qëndrueshme dhe të standartizuara pranë komunitetit në mbështetje dhe fuqizim të familjes si qeliza bazë e shoqërisë.

 

Impakti i synuar është:

 

Komunitet me familje dhe individ të mbrojtur dhe të fuqizuar.

Bashkia Poliçan ka zhvilluar Politikat Sociale për territorin ku vepron të cilat përfshijnë:

  • Mbulimin sa më të plotё të territorit me shërbime sociale duke u harmonizuar me nevojat dhe interesat e komunitetit.
  • Gjithëpërfshirjen, pjesëmarrjen, krijimin e mundёsive tё barabarta dhe mosdiskriminimin pёr shkak tё aftёsive ndryshe, gjinisë, origjinёs, minoritetit etj.
  • Bashkёrendimin dhe harmonizimin e aktiviteteve lokale me strategjitё dhe politikat kombёtare, me institucionet nё varёsi tё pushtetit qendror, bashkitё fqinje dhe shtetet kufitare.
  • Partneritetin e ngushtë ligjor me shoqёrinë civile, organizata jo-fitimprurëse, biznesin privat dhe biznesin social nё veçanti.
  • Përmirësimi i shëndetit, cilësisë së jetës së komunitetit përmes aktiviteteve të edukimit e promocionit shëndetësor në nivel vendor, të cilat lidhen me mbrojtjen e shëndetit dhe parandalimin e sëmundjeve, si dhe ndërtimi, rehabilitimi, mirëmbajtja e ndërtesave të shërbimit parësor shëndetësor.

Bashkia Poliçan ka të miratuar një sërë dokumentash strategjikë si:

  • PLANI SOCIAL VENDOR 2020-2022

Në Bashkinë Poliçan në vitin 2007 është krijuar Qendra e Trajtimit të Fëmijve” akordim fondi nga organizatat ndërkombëtare dhe nga viti 2009 është ofruar  mbështetja e OJF  Shqipëtare.

Në Janar të vitit 2010 u ngrit “Qendra Polivalente” Poliçan për të moshuarit, me mbeshtetje nga Qeveria.

Në këtë qendër u ofrohet akomodim, informim, shërbim mjekësor të moshuarve të mbërritur nga rrethet e ndryshme .

Kjo qendër është ndër të paktat qendra në Republikën e Shqipërise ku priten akomodimet e të moshuarve nga gjithë qytetet shqiptare, një mbështetje për këtë komunitet  duke u ofruar shërbimet më cilësore , argëtuese .

Në vitin 2017 u bë e mundur krijimi i një “Qendre Ditore”, ku u ofrohet shërbim në marrjen e vakteve ushqimore, familjeve në nevoj, familjeve që kanë në përbërje të tyre antarë PAK, personave të vetmuar.

 

Dhuna në familje

 

Në zbatim të ligjit nr.139/2015, “Për Vetëqeverisjen Vendore”; ligjit nr. 121/2016 “Për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërsië”; ligjit nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për Masa ndaj Dhunës në Marrëdhëniet Familjare”(i ndryshuar) me Ligjin Nr.47/2018 për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për Masa ndaj Dhunës në Marrëdhëniet Familjare”; si dhe të VKM nr. 334, datë 17.02.2011 “Për mekanizmin e bashkërendimit të punës për referimin e rasteve të dhunës në marrëdhëniet familjare dhe mënyrën e proçedimit të tij”, në Bashkinë e Poliçan janë të ngritur dhe funksional:

  1. Komiteti drejtues, i drejtuar nga Kryetari i Bashkisë Poliçan dhe i përbërë nga drejtuesit e institucioneve dhe organizatave të shoqërisë civile që veprojnë në nivel vendor.
  2. Ekipi teknik ndërdisiplinor i përbërë nga përfaqësues teknikë të institucioneve pjesë të komitetit drejtues.
  3. Koordinatori vendor për referimin e rasteve të dhunës në marrëdhëniet familjare, i cili është përfaqësues i Zyres së Shërbimeve Sociale,.

ETN mblidhet ad-hoc, në varësi të rasteve të dhunës në familje dhe problematikave që paraqet ҫdo rast konkret, ose brenda 24 – 48 orëve ose brenda javës kur është identifikuar rasti. Ky ekip mblidhet me kërkesën e institucionit, pjesë e mekanizmit, i cili ka identifikuar rastin (psh; policia, organizata, Bashkia, qendrat komunitare). Në momentin që paraqitet një rast dhune, bëhet vlerësimi fillestar për të parë nivelin e riskut në të cilin ndodhet viktima. Më pas bëhet vlerësimi i detajuar, sipas nevojave që paraqet rasti, mblidhet ETN, ndahen rolet e përgjegjësitë. Pas vlerësimit të nevojave të ҫdo rasti, hartohet plani i punës dhe për ҫdo shërbim të specializuar vlerësohen mundësitë dhe kapacitetet fillimisht nga institucionet, pjesë e mekanizmit dhe në rast se këto institucione nuk i ofrojnë, kërkohet mbështetja nga partnerë të ndryshëm privatë apo publikë.

Ҫdo rast, që trajtohet nga Zyra e Shërbimeve Sociale e Bashkisë së Poliçanit , trajtohet në zbatim të plotë me legjislacionin përkatës.

 

Njësia për Mbrojtjen e Fëmijëve

 

Njësia për Mbrojtjen e Fëmijëve në Bashkinë e Poliçan është njësi e posaçme brenda strukturës së Zyres  së Shërbimeve Sociale, dhe ka për detyrë në mënyrë të posaçme parandalimin, identifikimin, vlerësimin, mbrojtjen dhe ndjekjen e rasteve të fëmijës në rrezik dhe/ose në nevojë për mbrojtje.

Pranë Njësisë per Mbrojtjen e Fëmijëve punon nje staf i kualifikuar me formim punonjës social, të cilët ofrojnë shërbime për parandalimin, identifikimin, vlerësimin, mbrojtjen dhe ndjekjen e rasteve të fëmijëve në rrezik dhe/ose në nevojë për mbrojtje.Bashkia Poliçan po ndermeret per krijimin e grupit Teknik Nderdisiplinor ,per menaxhimin e rasteve t.  Pjesë përbërëse e këtij grupi janë përfaqësues të strukturave përgjegjesë për mbrojtjen e fëmijëve si: policia, strukturat e shërbimeve sociale, arsimore, shëndetësore, të drejtësisë, të organizatave jofitimprurëse, si dhe çdo specialist tjetër që ka njohuri për situatën e fëmijës dhe kontribuon për marrjen apo zbatimin e masave për mbrojtjen e fëmijës.

 

Puna e punonjësit për mbrojtjen e fëmijëve bazohet në:

 

  • Ligjin Nr.18/2017 “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës”;
  • Udhëzimin 4-Ministror “Për mënyrën, format e bashkëpunimit dhe procedurat e ndërhyrjes në ndihmë të fëmijëve në rrezik”;
  • Udhëzuesin e Procedurave për Identifikimin, Ndihmën e Menjëhershme dhe Referimin e Fëmijëve në Situatë Rruge;
  • Vendimin Nr. 499, datë 29.8.2018 “Për miratimin e procedurave standarde të veprimit për mbrojtjen e viktimave dhe viktimave të mundshme të trafikimit”.

 

Bashkia Poliçan ka mbeshtetur nder vite ofrimin e njesubvencioni te qerase per banese per individet/familjet te cilat nuk kan banese, u eshte rrenuar apo jan ne kushte te veshtira  social ekonmike.

  • Sektori social ka si focus te vetin “Identifikimin dhe Menaxhimin e Problematikave Sociale

Baza Ligjore

Ligjit nr. 57, datë 18.07.2019 “Per Asistencën Sociale në Republikën e Shqipërisë”, ndryshuar me Vendimin nr.597, datë 04.09.2019,“Për përcaktimin e kritereve, të proçedurave, dokumentacionit dhe të masës mujore të përfitimit të ndihmës ekonomike si dhe të përdorimit të fondit shtese mbi fondin e kushtezuar për Ndihmën Ekonomike”,

Në mbështetje të VKM-së nr. 618, datë 07.09.2006, “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit dhe masës së përfitimit të pagesës për personat me aftësi të kufizuar: me ndryshimet dhe udhëzimet përkatëse, të VKM-së nr. 277, datë 18.06.1997 “Për përfitimet nga personat me statusin e të verbërit: me ndryshimet dhe udhëzimet përkatëse, të VKM-së nr.31, datë 20.01.2001 “Për bpërfitimet nga personat me statusin paraplegjik dhe tetraplegjik: me ndryshimet dhe udhëzimet përkatëse, të VKM-së nr. 404, datë 20.06.2012, “Për përcaktimin e kritereve e të proçedurave të përfitimit të kompesimit financiar, nga personat me statusin e të verbërit dhe invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, për faturën e energjisë elektrike dhe faturën e telefonisë fikse, të VKM-së nr. 204, datë 16.04.2004 “Për masën dhe kriteret, për përfitimim e paaftësisë nga personat me statusin e invalidit të punës”, me ndryshimet dhe udhëzimet përkatëse, si dhe Udhëzimet Nr. 625, 626, 627, 629 datë 27.08.2018 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Ligji nr. 9669/2006 i ndryshuar, “Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.

Ligji Nr.9970, datë 24.7.2008 “Për barazinë gjinore në shoqëri”. Vendim Nr.334, datë 17.2.2011 “Për mekanizmin e referimit e bashkërendimit të punës për referimin e rasteve të dhunës në marrëdhëniet familjare dhe mënyrën e procedimit të tij”.

Ligji Nr 104 / 2012 “Konventa e Këshillit të Evropës “Për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje” “Njësia për Mbrojtjen e Fëmijëve” bazohet në ligjin 18/ 2017 për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve. Vendimi nr.425, datë 27.06. 2012 për përcaktimin e kritereve dhe të dokumentacionit të nevojshëm për pranimin e personave në institucionet publike dhe jopublike të përkujdesjes shoqërore i përditësuar, ndryshuar me VKM nr.839,datë 03.12. 2014 dhe 106, datë 15.02. 2017.

Vendimi nr.148, datë 13.03.2018 për përcaktimin e rregullave të bashkpunimit, ndërmjet mekanizmave këshillimorë e kordinues lnstitucionalë,strukturave për të drejtat dhe mrojtjen e fëmijës dhe organizatave jofitimprurëse. Vendim nr.149, datë 13.03. 2018 për kriteret, dokumentacionin dhe procedurat për evidentimin e familjes kujdestare për fëmijët pa kujdes prindëror dhe masës së financimit për shpenzimet e fëmijës së vendodur në familje kujdestare.

 

Përfituesit e Ndihmës Ekonomike (NE):

 

  1. Familjet në nevoje
  2. Viktimat e trafikimit
  3. Fëmijet e Vendosur në Shërbim Kujdestarie
  4. Viktmat e dhunës në familje
  5. Fëmijë të prindërve të lindur trinjake

 

Përfituesit PAK:

 

  1. Personat me Aftesi te Kufizuar .
  2. Personat te cilet kane fituar statusin e te Verberit
  3. Personat te cilet kane fituar Statusin e Para – Tetraplegjikut
  4. Personat te cilet kane fituar Statusin e Invalidit te Punes

 

Dhuna ne Familje,perfituesit:

 

  1. Viktimat e dhunës në familje
  2. Viktimat e trafikimit

 

 

Njësia e Mbrojtjes së Fëmijve

 

  1. Fëmijë në nevojë për mbrojtje (nën moshën 18-vjec i cili mund të jetë viktimë e abuzimit, neglizhimit, shfrytëzimit, diskriminimit dhunës).
  2. Fëmije jetime
  3. Fëmije pa përkujdesje prindërore etj.

Perfitimet per cdo antar familje , apo familje te dhunuar

 

Masa e Perfitimit per ndihmen Ekonomike:

 

  1. Kryefamiljari merr nje pagese prej 1.800 leke ne muaj
  2. Bashkashortja , anetaret madhore te familjes marrin nje pagese prej 1.260 lekene muaj.
  3. Anetaret e tjere , qe jane femijet deri me moshen 18 vjeç marrin nje pagese prej 900 leke ne muaj
  4. Viktimat e dhunes ne marredheniet familjare marrin nje pagese prej 3.000 leke ne muaj.
  5. Personat me statusin e Jetimit marrin nje pagese prej 3.000 leke ne muaj.
  6. Viktimat e Trafikimit marrin nje pagese prej 3.000 leke ne muaj.
  7. Femijet e prinderve te lindur trinjake , trinjaket marrin nje pagese prej 3.000 leke, katernjaket marrin nje pagese prej 4.000 leke , pesenjaket marrin nje pagese prej 5.000 leke per çdo muaj .
  8. Fëmijet e Vendosur në Shërbim Kujdestarie marrin nje pagese prej 9.000 leke ne muaj

 

Perfitim Paaftesia:

 

  1. Personat me Aftesi te Kufizuar perfitojne nje pagese prej 10.845 leke ne muaj. N.q.s. personi ndjek shkollen e mesme perfiton nje pagese prej 21.690 leke ne muaj dhe n.q.s personi ndjek studimet e larta , perfiton nje pagese prej 32.635 leke ne muaj.
  2. Personat te cilet kane fituar statusin e te Verberit perfitojne nje pagese prej 12.310 leke ne muaj. N.q.s. personi ndjek shkollen e mesme perfiton nje pagese prej 24.620 leke ne muaj dhe n.q.s personi ndjek studimet e larta , perfiton nje pagese prej 36.930 leke ne muaj.
  3. Personat te cilet kane fituar statusin e Para – Tetraplegjikut perfitojne nje pagese mujore prej 10.845 leke ne muaj si dhe paketen higjenosanitare ne Shumen 16.000 leke ne muaj.
  4. Personat te cilet kane fituar statusin e Invalidit te Punes perfitojne nje pagese prej 3.300 leke ne muaj.
  • Zyra Pergjegjese Sektori Social – Afati Aplikimi në sistemin e N.E. nga data 1 – 10 të çdo muaji. Vlerësimi social – ekonomik i familjes nga data 1 – 31 të çdo muaji.

Te gjithe personat perfitues PAK, te Verber, Para-Tetraplegjike dhe Invalidet e Punes , paraqiten prane zyres sone gjate gjithe muajit per te sjelle dokumentacionin e nevojshem, si per rikomisionimin e personave te semure , si per rinovimin e dokumentave te kujdestareve si dhe freskimin e dosjeve te Invalideve te punes .

 

Monitorim sipas specifikave që paraqet rasti.

 

Rasti ndiqet gjatë gjithë muajit për t’i ofruar viktimave të dhunës të gjitha shërbimet e nevojshme Pasi identifikohet rasti fillohet menjëherë me menaxhimin e tij , në rastet kur rasti vlersohet si emergjent fëmija duhet të largohet menjëherë nga situate e rrezikut duke e vendosur në qendër Rezidenciale.

 

  • Tarifa Pa kosto Per Ndihmen Ekonomike

 

Çertifikatë familjare

Fotokopje e kartave të identitetit

Dokumenta nësë familja zoteron ose jo tokë Bujqësore.

 

  • Per P.A.K. ;

 

Çertifikatë familjare

Çertifikatë personale kur personi eshte nen 16 vjeç

Fotokopje e kartave të identitetit

Dokumenta mjekesore (Flete-Drejtimi per KEMP, Epikriza, Analiza, Konsulta, Ekzaminime , etj.).

Vertetim per personat meshkuj qe kane kryer Ushtrine ose jo.

Vertetim nga ISSH nese personat me PAK kane Vjetersi pune ose jo

Dokumentat e kujdestarit kur i Paafti eshte Grupi I Deklarate Noteriale Raporti K.L.M. per kujdestarin Çertifikatë familjare Fotokopje e karte të identitetit

 

  • Per Verberine ;

 

Çertifikatë familjare

Çertifikatë personale kur personi eshte nen 16 vjeç

Fotokopje e kartave të identitetit Dokumenta mjekesore ( Flete-Drejtimi per KEMP, Epikriza, Analiza, Dokumenta te nevojshem Konsulta, Ekzaminime , etj.).

Kopje e noterizuar e Librezes se Verberise Dokumentat e kujdestarit kur i verberi eshte Grupi I Deklarate Noteriale

Raporti K.L.M. per kujdestarin

Çertifikatë familjare

Fotokopje e karte të identitetit

 

  • Per Para-Tetraplegjiket ;

 

Çertifikatë familjare

Çertifikatë personale kur personi eshte nen 16 vjeç

Fotokopje e karte të identitetit

Dokumenta mjekesore ( Flete-Drejtimi per KEMP, Epikriza, Analiza, Konsulta, Ekzaminime , etj.).

Kopje e noterizuar e Librezes se Para-Tetraplegjise

Dokumentat e kujdestarit te personit paraplegjik

Deklarate Noteriale

Raporti K.L.M. per kujdestarin

Çertifikatë familjare

Fotokopje e karte të identitetit

 

  • Per Invalidet e Punes ;

 

Kerkesa e personit Invalid Pune

Çertifikatë familjare

Fotokopje e kartes të identitetit

Dokumentat sipas modelit perkates te KEMPIT te I.S.SH . Berat (2 formularet perkates) Çertifikatë familjare

Kartë identiteti

Vlerësim situatës sociale –ekonomike

Anamneza familjare

Çertifikatë familjare

Çertifikate personale te femijes

Fotokopje e kartave të identitetit te prinderve

Kartela mjeksore e femijeve

Vertetimet nga shkolla Deklarata noteriale e prinderve

Dokumenta të komisionit teknik

Dokumenti/at prodhuar si rezultat i sherbimit (outputs)

  • Marrja e pagesës pasi viktimat e dhunës që kanë përfituar Urdhërin e Mbrojtjes me afat kohor të përcaktuar nga Gjykata 6 mujor – 1 vjeçar .
  • Konsulencë ligjore falas për përgatitjen e dokumentave të divorcit.
  • Referim pranë shoqatave të specializuara për trajtimin e rasteve të dhunës në marrëdhënieve familjare. Marrja e pagesës kur fëmija është vendosur në familje kujdestare. Sistemimi i fëmijëve në Qendër Reziodenciale.