Vizioni i bashkisë Poliçan për shërbimet sociale është:
Shërbime sociale multisektoriale të qëndrueshme dhe të standartizuara pranë komunitetit në mbështetje dhe fuqizim të familjes si qeliza bazë e shoqërisë.
Impakti i synuar është:
Komunitet me familje dhe individ të mbrojtur dhe të fuqizuar.
Bashkia Poliçan ka zhvilluar Politikat Sociale për territorin ku vepron të cilat përfshijnë:
- Mbulimin sa më të plotё të territorit me shërbime sociale duke u harmonizuar me nevojat dhe interesat e komunitetit.
- Gjithëpërfshirjen, pjesëmarrjen, krijimin e mundёsive tё barabarta dhe mosdiskriminimin pёr shkak tё aftёsive ndryshe, gjinisë, origjinёs, minoritetit etj.
- Bashkёrendimin dhe harmonizimin e aktiviteteve lokale me strategjitё dhe politikat kombёtare, me institucionet nё varёsi tё pushtetit qendror, bashkitё fqinje dhe shtetet kufitare.
- Partneritetin e ngushtë ligjor me shoqёrinë civile, organizata jo-fitimprurëse, biznesin privat dhe biznesin social nё veçanti.
- Përmirësimi i shëndetit, cilësisë së jetës së komunitetit përmes aktiviteteve të edukimit e promocionit shëndetësor në nivel vendor, të cilat lidhen me mbrojtjen e shëndetit dhe parandalimin e sëmundjeve, si dhe ndërtimi, rehabilitimi, mirëmbajtja e ndërtesave të shërbimit parësor shëndetësor.
Bashkia Poliçan ka të miratuar një sërë dokumentash strategjikë si:
- PLANI SOCIAL VENDOR 2020-2022
Në Bashkinë Poliçan në vitin 2007 është krijuar Qendra e Trajtimit të Fëmijve” akordim fondi nga organizatat ndërkombëtare dhe nga viti 2009 është ofruar mbështetja e OJF Shqipëtare.
Në Janar të vitit 2010 u ngrit “Qendra Polivalente” Poliçan për të moshuarit, me mbeshtetje nga Qeveria.
Në këtë qendër u ofrohet akomodim, informim, shërbim mjekësor të moshuarve të mbërritur nga rrethet e ndryshme .
Kjo qendër është ndër të paktat qendra në Republikën e Shqipërise ku priten akomodimet e të moshuarve nga gjithë qytetet shqiptare, një mbështetje për këtë komunitet duke u ofruar shërbimet më cilësore , argëtuese .
Në vitin 2017 u bë e mundur krijimi i një “Qendre Ditore”, ku u ofrohet shërbim në marrjen e vakteve ushqimore, familjeve në nevoj, familjeve që kanë në përbërje të tyre antarë PAK, personave të vetmuar.
Dhuna në familje
Në zbatim të ligjit nr.139/2015, “Për Vetëqeverisjen Vendore”; ligjit nr. 121/2016 “Për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërsië”; ligjit nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për Masa ndaj Dhunës në Marrëdhëniet Familjare”(i ndryshuar) me Ligjin Nr.47/2018 për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për Masa ndaj Dhunës në Marrëdhëniet Familjare”; si dhe të VKM nr. 334, datë 17.02.2011 “Për mekanizmin e bashkërendimit të punës për referimin e rasteve të dhunës në marrëdhëniet familjare dhe mënyrën e proçedimit të tij”, në Bashkinë e Poliçan janë të ngritur dhe funksional:
- Komiteti drejtues, i drejtuar nga Kryetari i Bashkisë Poliçan dhe i përbërë nga drejtuesit e institucioneve dhe organizatave të shoqërisë civile që veprojnë në nivel vendor.
- Ekipi teknik ndërdisiplinor i përbërë nga përfaqësues teknikë të institucioneve pjesë të komitetit drejtues.
- Koordinatori vendor për referimin e rasteve të dhunës në marrëdhëniet familjare, i cili është përfaqësues i Zyres së Shërbimeve Sociale,.
ETN mblidhet ad-hoc, në varësi të rasteve të dhunës në familje dhe problematikave që paraqet ҫdo rast konkret, ose brenda 24 – 48 orëve ose brenda javës kur është identifikuar rasti. Ky ekip mblidhet me kërkesën e institucionit, pjesë e mekanizmit, i cili ka identifikuar rastin (psh; policia, organizata, Bashkia, qendrat komunitare). Në momentin që paraqitet një rast dhune, bëhet vlerësimi fillestar për të parë nivelin e riskut në të cilin ndodhet viktima. Më pas bëhet vlerësimi i detajuar, sipas nevojave që paraqet rasti, mblidhet ETN, ndahen rolet e përgjegjësitë. Pas vlerësimit të nevojave të ҫdo rasti, hartohet plani i punës dhe për ҫdo shërbim të specializuar vlerësohen mundësitë dhe kapacitetet fillimisht nga institucionet, pjesë e mekanizmit dhe në rast se këto institucione nuk i ofrojnë, kërkohet mbështetja nga partnerë të ndryshëm privatë apo publikë.
Ҫdo rast, që trajtohet nga Zyra e Shërbimeve Sociale e Bashkisë së Poliçanit , trajtohet në zbatim të plotë me legjislacionin përkatës.
Njësia për Mbrojtjen e Fëmijëve
Njësia për Mbrojtjen e Fëmijëve në Bashkinë e Poliçan është njësi e posaçme brenda strukturës së Zyres së Shërbimeve Sociale, dhe ka për detyrë në mënyrë të posaçme parandalimin, identifikimin, vlerësimin, mbrojtjen dhe ndjekjen e rasteve të fëmijës në rrezik dhe/ose në nevojë për mbrojtje.
Pranë Njësisë per Mbrojtjen e Fëmijëve punon nje staf i kualifikuar me formim punonjës social, të cilët ofrojnë shërbime për parandalimin, identifikimin, vlerësimin, mbrojtjen dhe ndjekjen e rasteve të fëmijëve në rrezik dhe/ose në nevojë për mbrojtje.Bashkia Poliçan po ndermeret per krijimin e grupit Teknik Nderdisiplinor ,per menaxhimin e rasteve t. Pjesë përbërëse e këtij grupi janë përfaqësues të strukturave përgjegjesë për mbrojtjen e fëmijëve si: policia, strukturat e shërbimeve sociale, arsimore, shëndetësore, të drejtësisë, të organizatave jofitimprurëse, si dhe çdo specialist tjetër që ka njohuri për situatën e fëmijës dhe kontribuon për marrjen apo zbatimin e masave për mbrojtjen e fëmijës.
Puna e punonjësit për mbrojtjen e fëmijëve bazohet në:
- Ligjin Nr.18/2017 “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës”;
- Udhëzimin 4-Ministror “Për mënyrën, format e bashkëpunimit dhe procedurat e ndërhyrjes në ndihmë të fëmijëve në rrezik”;
- Udhëzuesin e Procedurave për Identifikimin, Ndihmën e Menjëhershme dhe Referimin e Fëmijëve në Situatë Rruge;
- Vendimin Nr. 499, datë 29.8.2018 “Për miratimin e procedurave standarde të veprimit për mbrojtjen e viktimave dhe viktimave të mundshme të trafikimit”.
Bashkia Poliçan ka mbeshtetur nder vite ofrimin e njesubvencioni te qerase per banese per individet/familjet te cilat nuk kan banese, u eshte rrenuar apo jan ne kushte te veshtira social ekonmike.
- Sektori social ka si focus te vetin “Identifikimin dhe Menaxhimin e Problematikave Sociale
Baza Ligjore
Ligjit nr. 57, datë 18.07.2019 “Per Asistencën Sociale në Republikën e Shqipërisë”, ndryshuar me Vendimin nr.597, datë 04.09.2019,“Për përcaktimin e kritereve, të proçedurave, dokumentacionit dhe të masës mujore të përfitimit të ndihmës ekonomike si dhe të përdorimit të fondit shtese mbi fondin e kushtezuar për Ndihmën Ekonomike”,
Në mbështetje të VKM-së nr. 618, datë 07.09.2006, “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit dhe masës së përfitimit të pagesës për personat me aftësi të kufizuar: me ndryshimet dhe udhëzimet përkatëse, të VKM-së nr. 277, datë 18.06.1997 “Për përfitimet nga personat me statusin e të verbërit: me ndryshimet dhe udhëzimet përkatëse, të VKM-së nr.31, datë 20.01.2001 “Për bpërfitimet nga personat me statusin paraplegjik dhe tetraplegjik: me ndryshimet dhe udhëzimet përkatëse, të VKM-së nr. 404, datë 20.06.2012, “Për përcaktimin e kritereve e të proçedurave të përfitimit të kompesimit financiar, nga personat me statusin e të verbërit dhe invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, për faturën e energjisë elektrike dhe faturën e telefonisë fikse, të VKM-së nr. 204, datë 16.04.2004 “Për masën dhe kriteret, për përfitimim e paaftësisë nga personat me statusin e invalidit të punës”, me ndryshimet dhe udhëzimet përkatëse, si dhe Udhëzimet Nr. 625, 626, 627, 629 datë 27.08.2018 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Ligji nr. 9669/2006 i ndryshuar, “Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.
Ligji Nr.9970, datë 24.7.2008 “Për barazinë gjinore në shoqëri”. Vendim Nr.334, datë 17.2.2011 “Për mekanizmin e referimit e bashkërendimit të punës për referimin e rasteve të dhunës në marrëdhëniet familjare dhe mënyrën e procedimit të tij”.
Ligji Nr 104 / 2012 “Konventa e Këshillit të Evropës “Për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje” “Njësia për Mbrojtjen e Fëmijëve” bazohet në ligjin 18/ 2017 për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve. Vendimi nr.425, datë 27.06. 2012 për përcaktimin e kritereve dhe të dokumentacionit të nevojshëm për pranimin e personave në institucionet publike dhe jopublike të përkujdesjes shoqërore i përditësuar, ndryshuar me VKM nr.839,datë 03.12. 2014 dhe 106, datë 15.02. 2017.
Vendimi nr.148, datë 13.03.2018 për përcaktimin e rregullave të bashkpunimit, ndërmjet mekanizmave këshillimorë e kordinues lnstitucionalë,strukturave për të drejtat dhe mrojtjen e fëmijës dhe organizatave jofitimprurëse. Vendim nr.149, datë 13.03. 2018 për kriteret, dokumentacionin dhe procedurat për evidentimin e familjes kujdestare për fëmijët pa kujdes prindëror dhe masës së financimit për shpenzimet e fëmijës së vendodur në familje kujdestare.
Përfituesit e Ndihmës Ekonomike (NE):
- Familjet në nevoje
- Viktimat e trafikimit
- Fëmijet e Vendosur në Shërbim Kujdestarie
- Viktmat e dhunës në familje
- Fëmijë të prindërve të lindur trinjake
Përfituesit PAK:
- Personat me Aftesi te Kufizuar .
- Personat te cilet kane fituar statusin e te Verberit
- Personat te cilet kane fituar Statusin e Para – Tetraplegjikut
- Personat te cilet kane fituar Statusin e Invalidit te Punes
Dhuna ne Familje,perfituesit:
- Viktimat e dhunës në familje
- Viktimat e trafikimit
Njësia e Mbrojtjes së Fëmijve
- Fëmijë në nevojë për mbrojtje (nën moshën 18-vjec i cili mund të jetë viktimë e abuzimit, neglizhimit, shfrytëzimit, diskriminimit dhunës).
- Fëmije jetime
- Fëmije pa përkujdesje prindërore etj.
Perfitimet per cdo antar familje , apo familje te dhunuar
Masa e Perfitimit per ndihmen Ekonomike:
- Kryefamiljari merr nje pagese prej 1.800 leke ne muaj
- Bashkashortja , anetaret madhore te familjes marrin nje pagese prej 1.260 lekene muaj.
- Anetaret e tjere , qe jane femijet deri me moshen 18 vjeç marrin nje pagese prej 900 leke ne muaj
- Viktimat e dhunes ne marredheniet familjare marrin nje pagese prej 3.000 leke ne muaj.
- Personat me statusin e Jetimit marrin nje pagese prej 3.000 leke ne muaj.
- Viktimat e Trafikimit marrin nje pagese prej 3.000 leke ne muaj.
- Femijet e prinderve te lindur trinjake , trinjaket marrin nje pagese prej 3.000 leke, katernjaket marrin nje pagese prej 4.000 leke , pesenjaket marrin nje pagese prej 5.000 leke per çdo muaj .
- Fëmijet e Vendosur në Shërbim Kujdestarie marrin nje pagese prej 9.000 leke ne muaj
Perfitim Paaftesia:
- Personat me Aftesi te Kufizuar perfitojne nje pagese prej 10.845 leke ne muaj. N.q.s. personi ndjek shkollen e mesme perfiton nje pagese prej 21.690 leke ne muaj dhe n.q.s personi ndjek studimet e larta , perfiton nje pagese prej 32.635 leke ne muaj.
- Personat te cilet kane fituar statusin e te Verberit perfitojne nje pagese prej 12.310 leke ne muaj. N.q.s. personi ndjek shkollen e mesme perfiton nje pagese prej 24.620 leke ne muaj dhe n.q.s personi ndjek studimet e larta , perfiton nje pagese prej 36.930 leke ne muaj.
- Personat te cilet kane fituar statusin e Para – Tetraplegjikut perfitojne nje pagese mujore prej 10.845 leke ne muaj si dhe paketen higjenosanitare ne Shumen 16.000 leke ne muaj.
- Personat te cilet kane fituar statusin e Invalidit te Punes perfitojne nje pagese prej 3.300 leke ne muaj.
- Zyra Pergjegjese Sektori Social – Afati Aplikimi në sistemin e N.E. nga data 1 – 10 të çdo muaji. Vlerësimi social – ekonomik i familjes nga data 1 – 31 të çdo muaji.
Te gjithe personat perfitues PAK, te Verber, Para-Tetraplegjike dhe Invalidet e Punes , paraqiten prane zyres sone gjate gjithe muajit per te sjelle dokumentacionin e nevojshem, si per rikomisionimin e personave te semure , si per rinovimin e dokumentave te kujdestareve si dhe freskimin e dosjeve te Invalideve te punes .
Monitorim sipas specifikave që paraqet rasti.
Rasti ndiqet gjatë gjithë muajit për t’i ofruar viktimave të dhunës të gjitha shërbimet e nevojshme Pasi identifikohet rasti fillohet menjëherë me menaxhimin e tij , në rastet kur rasti vlersohet si emergjent fëmija duhet të largohet menjëherë nga situate e rrezikut duke e vendosur në qendër Rezidenciale.
- Tarifa Pa kosto Per Ndihmen Ekonomike
Çertifikatë familjare
Fotokopje e kartave të identitetit
Dokumenta nësë familja zoteron ose jo tokë Bujqësore.
- Per P.A.K. ;
Çertifikatë familjare
Çertifikatë personale kur personi eshte nen 16 vjeç
Fotokopje e kartave të identitetit
Dokumenta mjekesore (Flete-Drejtimi per KEMP, Epikriza, Analiza, Konsulta, Ekzaminime , etj.).
Vertetim per personat meshkuj qe kane kryer Ushtrine ose jo.
Vertetim nga ISSH nese personat me PAK kane Vjetersi pune ose jo
Dokumentat e kujdestarit kur i Paafti eshte Grupi I Deklarate Noteriale Raporti K.L.M. per kujdestarin Çertifikatë familjare Fotokopje e karte të identitetit
- Per Verberine ;
Çertifikatë familjare
Çertifikatë personale kur personi eshte nen 16 vjeç
Fotokopje e kartave të identitetit Dokumenta mjekesore ( Flete-Drejtimi per KEMP, Epikriza, Analiza, Dokumenta te nevojshem Konsulta, Ekzaminime , etj.).
Kopje e noterizuar e Librezes se Verberise Dokumentat e kujdestarit kur i verberi eshte Grupi I Deklarate Noteriale
Raporti K.L.M. per kujdestarin
Çertifikatë familjare
Fotokopje e karte të identitetit
- Per Para-Tetraplegjiket ;
Çertifikatë familjare
Çertifikatë personale kur personi eshte nen 16 vjeç
Fotokopje e karte të identitetit
Dokumenta mjekesore ( Flete-Drejtimi per KEMP, Epikriza, Analiza, Konsulta, Ekzaminime , etj.).
Kopje e noterizuar e Librezes se Para-Tetraplegjise
Dokumentat e kujdestarit te personit paraplegjik
Deklarate Noteriale
Raporti K.L.M. per kujdestarin
Çertifikatë familjare
Fotokopje e karte të identitetit
- Per Invalidet e Punes ;
Kerkesa e personit Invalid Pune
Çertifikatë familjare
Fotokopje e kartes të identitetit
Dokumentat sipas modelit perkates te KEMPIT te I.S.SH . Berat (2 formularet perkates) Çertifikatë familjare
Kartë identiteti
Vlerësim situatës sociale –ekonomike
Anamneza familjare
Çertifikatë familjare
Çertifikate personale te femijes
Fotokopje e kartave të identitetit te prinderve
Kartela mjeksore e femijeve
Vertetimet nga shkolla Deklarata noteriale e prinderve
Dokumenta të komisionit teknik
Dokumenti/at prodhuar si rezultat i sherbimit (outputs)
- Marrja e pagesës pasi viktimat e dhunës që kanë përfituar Urdhërin e Mbrojtjes me afat kohor të përcaktuar nga Gjykata 6 mujor – 1 vjeçar .
- Konsulencë ligjore falas për përgatitjen e dokumentave të divorcit.
- Referim pranë shoqatave të specializuara për trajtimin e rasteve të dhunës në marrëdhënieve familjare. Marrja e pagesës kur fëmija është vendosur në familje kujdestare. Sistemimi i fëmijëve në Qendër Reziodenciale.