Sektori i Shëbimit Social dhe Kordinatori kunder dhunës në familje zhvilluan një takim informues në shkollën “70 Vjetori i Pavarësisë” mbi ngritjen dhe forcimin e mekanizimit të raportimit të dhunës!
Ne kete takim u diskutua mbi problematikat që hasin të rinjtë për referimin e dhunës dhe u informuan se cilat janë mekanizmat ligjore që duhet të ndjekin për ta denocuar atë.
MKR është ngritur me mbështetjen e UNDP Shqipëri, në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “Ti japim fund dhunës ndaj gravr në Shqipëri”, financuar nga Qeveria e Suedisë.

Shërbime sociale multisektoriale të qëndrueshme dhe të standartizuara pranë komunitetit në mbështetje dhe fuqizim të familjes si qeliza bazë e shoqërisë janë të vendosura në qendër të vizionit te Bashkise Poliçan per sherbimet sociale.
Bashkia Poliçan ka zhvilluar Politikat Sociale për territorin ku vepron të cilat përfshijnë:
- Mbulimin sa më të plotё të territorit me shërbime sociale duke u harmonizuar me nevojat dhe interesat e komunitetit.
- Gjithëpërfshirjen, pjesëmarrjen, krijimin e mundёsive tё barabarta dhe mosdiskriminimin pёr shkak tё aftёsive ndryshe, gjinisë, origjinёs, minoritetit etj.
- Bashkёrendimin dhe harmonizimin e aktiviteteve lokale me strategjitё dhe politikat kombёtare, me institucionet nё varёsi tё pushtetit qendror, bashkitё fqinje dhe shtetet kufitare.
- Partneritetin e ngushtë ligjor me shoqёrinë civile, organizata jo-fitimprurëse, biznesin privat dhe biznesin social nё veçanti.
- Përmirësimi i shëndetit, cilësisë së jetës së komunitetit përmes aktiviteteve të edukimit e promocionit shëndetësor në nivel vendor, të cilat lidhen me mbrojtjen e shëndetit dhe parandalimin e sëmundjeve, si dhe ndërtimi, rehabilitimi, mirëmbajtja e ndërtesave të shërbimit parësor shëndetësor.
Bashkia Poliçan ka të miratuar një sërë dokumentash strategjikë si:
- PLANI SOCIAL VENDOR 2020-2022