Njoftim për mbledhjen e këshillit bashkiak :
- Projekt – Vendim: “Për miratimin e fillimit të procesit te konsultimit me komunitetin për raportin të Komisionit te Posaçëm Parlamentar per Reformën Administrativo-Territorale, si dhe për projektligjin “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë””.
- Projekt – Vendim: “Për miratimin e kalendarit të konsultimeve me komunitetin, grupet e interesit dhe përfaqësuesit e njësive administrative të Bashkisë Poliçan”.
- Projekt – Vendim: “Ngarkimi i komisionit përkatës të Këshillit Bashkiak për administrimin e mendimeve dhe propozimeve të komunitetit, përgatitjen e raportit përmbledhës të konsultimit, hartimin e mendimit përfundimtar, paraqitjen e saj për miratim në një mbledhje të posaçme të Këshillit Bashkiak Poliçan”.
