Njoftim për shuarjen e detyrimeve të prapambetura

Në zbatim te ligjit Nr. 86/2025 “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e vendore dhe e detyrimeve të pagueshme në doganë”, njoftohen të gjithë tatimpaguesit e Bashkisë Poliçan që kanë detyrime pa paguara deri më 31.12.2024, se perfitojne lehtesitë e më poshtme :

  1. 1. Fshihen/shuhen detyrimet e papaguara, të përcaktuara sipas ligjit nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar, që u përkasin periudhave tatimore deri në datën 31 dhjetor 2014.

2.Për taksat /tarifat vendore të papaguara që u perkasin periudhave tatimore nga 1janar 2015 deri në 31 dhjetor 2019,detyrimi do të shuhen si më poshtë:

  1. a) shuhet 50% e detyrimit tatimor nëse pjesa e mbetur 50% e tatimit/taksës/tarifës paguhet e gjitha njëherësh brenda datës 30.6.2026;
  2. b) shuhet 25% e detyrimit tatimor nëse pjesa e mbetur 75% e tatimit/taksës/tarifës paguhet brenda datës 31.12.2026.

Në të dyja rastet, sipas shkronjave “a” e “b” të kësaj pike, gjobat dhe kamatëvonesat për periudhat përkatëse fshihen plotësisht.

  1. Shuhen gjobat dhe kamatëvonesat për detyrimet që u përkasin periudhave tatimore nga data 1 janar 2020 deri në datën 31 dhjetor 2024, me kusht që tatimi/taksa/tarifa për periudhën përkatëse të paguhet brenda datës 31.12.2026.
  2. Ky ligj, i shtrin efektet nga data 1janar 2026 deri në 31dhjetor 2026.

Ju ftojme të shlyeni detyrimet brenda afateve ligjore për të përfituar nga këto lehtësira.

Qytetarët e intetresuar të paraqiten pranë Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore,Bashkia Poliçan ose pranë zyrave të taksave në Njesitë Administrative Vërtop dhe Tërpan.

 

 

Kliko këtu për të parë njoftimin e plotë.

Njoftim për: “Dhënie në përdorim të sipërfaqes se fondit kullosor Bashkia Poliçan, për vendosje stacionesh, bazamente për panele fotovoltaike me qëllim prodhimin e energjisë”

Dhënie në përdorim të sipërfaqes se fondit kullosor Bashkia Poliçan, për vendosje stacionesh, bazamente për panele fotovoltaike me qëllim prodhimin e energjisë me afat deri ne 10 vjet për pasurit : nr 931 zk 2879 e llojit kullote sip. 19596 m2, pasuria nr 946/1 zk 2879 e llojit kullote sip. 11000 m2, pasuria nr. 930/1 zk 2879 e llojit kullote sip. 110000 m2, pasuria nr 942/1 zk 2879 e llojit kullote sip. 10810000 m2, pasuria nr 943/1 zk 2879 e llojit kullote sip. 28000 m2, pasuria nr 987/2 zk 3584 e llojit kullote sip. 594000 m2, të shtrira në ngastrat nr 17,122 dhe 25 ekonomia
pyjore Mali Tërpan, njësia adminsitrative Tërpan në pronësi të bashkisë.