Bashkia Poliçan fton qytetarët të bëhen pjesë e vlerësimit të hapur për realizimin e Buxhetit 2020. Ne faqen zyrtare te bashkise eshte publikuar një sondazh permes te cilit cdo pjesemarresi i jepet informacion i përmbledhur për mënyrën si janë shpenzuar fondet publike në bashki gjatë vitit 2020.
Duke u bere pjese e ketij anketimi, i jepet mundësia komunitetit të rekomandojë funksionet / shërbimet prioritare për të cilat bashkia duhet të shpenzojë më shumë para gjatë vitit të ardhshëm 2022.
Informacioni bazohet në të dhënat e raportit të monitorimit të zbatimit të buxhetit për vitin 2020.
Duke mbushur pyetësorin bini dakort që opinioni juaj të përdoret në proçesin e vendimarrjes për projektbuxhetin 2022-2024 të bashkisë.
Ky sondazh është përgatitur dhe do të përdoret nga Këshilli i Bashkisë Poliçan. Te gjithë banoret e Bashkisë Poliçan mund te thonë mendimin e tyre në konsultimin e prioriteteve duke iu pergjigjur pyetjeve te anketes online.