“Këngët e Evropës”, aktivitet me muzikë dhe poezi nga fëmijët e Poliçanit

POLIÇAN, 08 MAJ – Këndi i BE i Bashkisë së Poliçanit, në kuadër të aktiviteteve që po zhvillohen në të 61 bashkitë e vendit në kuadër të Javës së Evropës, ka zhvilluar një aktivitet kulturor me titull “Këngët e Evropës”.

Fëmijë të moshave të ndryshme, nën tingujt e himnit të Evropës, kanë recituar, kënduar dhe interpretuar dramatizime, me mesazhe domethënëse për vlerat evropiane.

Klikoni më poshtë për të parë videon e aktivitetit.

AlbaniaUSA