Vazhdojnë punimet për rehabilitimin e një prej lagjeve të qendrës së qytetit Poliçan, me synim krijimin e hapsirave rekreative, parkim të dedikuar për banorët si dhe hapesira të gjelbërta e shplodhëse për fëmijë e të moshuar. Bashkia Poliçan po ndjek nga afer ecurine e punimeve qe ato te dorezohen ne kohe dhe me cilesi.

Kerkojme mirekuptimin e banoreve deri ne perfundimin e plote te puneve publike te nisura. Falenderojme te gjithe qytetaret e Poliçanit per mbeshtetjen qe kane treguar deri me tani .

 

Comments (1)

  • Vini

    Përshëndetje.
    Jam Vini banues ne fshatin Vërtop.
    Në lagjen e poshtme Vërtop ka probleme serioze me kalimin e ujrave të zeza. Ato derdhen shpeshherë në oborrin e shtepis së Danit, person me probleme serioze të shëndetit mendorë. Theksoj ky person nuk perbën problem per komunitetin dhe asnjëherë agresiv. Thjesht është i pa mundur të adresoj problematikat që e rrethojnë. Me tej dhe më posht ujrat e zeza vazhdojnë të jenë të pa kanalizuara. Kjo situatë sjellë shqetësime për pjesën tjetër të familjeve më posht. Ju lutem kontaktoni sa më pare me banorët aty pranë para se të mbërrij sezoni veror. Ku era e kanalit të jetë e padurueshme dhe burim sëmundjesh.
    Nqs kini pamundësi ne menaxhimin kësaj situate për mungesë fondesh e mirëkuptoj. Atëherë do mundohem ta adresoj ne intitucione më të larta me kontaktet e pakta që kam.
    Më bëni të ditur sa më shpejt të jetë e mundur.
    Ju lutem bëni kujdes njësoj për qytetarët qe bashkia mbulon.

    Ju uroj nje Vit të mbarë në punën tuaj dhe mos harroni problematikën që ju adresova

Lini një Përgjigje

Your email address will not be published. Required fields are marked (*).